Juventusi dhe Angel di Maria janë vetëm një hap larg për të nënshkruar kontratën mes tyre. Palët akoma nuk kanë arritur në marrëveshjen përfundimtare, por tashmë detaje të rëndësishme po “piqen”.
Argjentinasi pret ofertën 7.5-8 milionë euro, për një vit me opsion edhe për një sezon tjetër. Trajneri i bardhezinjve do të bëjë bilancin e tij.
Di Maria është 34 vjeç, por dëshira e ish-lojtarit të Paris Saint-Germain është për t’u lidhur me një realitet të ri, që do t’i lejonte të përjetonte vitin e Botërorit në Katar ashtu siç duhet. Kjo do të thotë të luajë ende në një ekip të nivelit ndërkombëtar.
Pjesa e parave është për t’u zgjidhur, pasi me kontratën 1-vjeçare Juventusi nuk përfiton nga Dekreti i Rritjes, ndaj duhet bërë një marrëveshje për dy vite. /f.a/abcnews.al