Akademia e Shkencave propozon Ismail Kadarenë për çmimin “Nobel 2020” në Letërsi. Propozimi bëhet në ditëlindjen e shkrimtarit.
Kërkesa e ASH i është drejtuar Akademisë së Shkencave Suedeze. Figura e rëndësishme e letrave shqipe feston sot 84-vjetorin e lindjes. Ndërsa ky ripropozim për të nga ASH vjen sot në formën e një dhurate.
Abcnews.al mëson se në tryezën e ASH, “Kadare dhe Letrat shqipe” nuk ishte i pranishëm Kadare, pasi ndodhet në Paris.
Kujtojmë se Kadare prej vitesh ka qenë kandidat për Nobelin në Letërsi, por nuk ka mundur ta fitojë. Ndërkohë, shkrimtari është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme ndërkombëtare.
Kadare u nderua dhe me dekoratën më të lartë franceze ‘Komandant i Legjionit të Nderit’./abcnews.al