Roma ndryshoi pronësi, presidencën e klubit verdhekuq e ka marrë Dan Friedkin dhe tifozët janë entuziastë për këtë ndryshim. Populli romanist pret përforcime në merkato dhe miliarderi amerikan është gati për dhuratën e parë.
Nga Spanja vjen lajmi që kryeqytetasit po tentojnë Samuel Umtiti. Mbrojtësi francez, i cili u shpall kampion bote me këtë kombëtare në vitin 2016, nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës.
Klubi katalanas e ka nxjerrë në merkato 26-vjeçarin dhe Friedkin është gati të përfitojë. Umtiti shihet si zëvendësuesi ideal i Chris Smalling dhe klubi i Serie A po përgatit një ofertë për drejtuesit e Barcelonës. /abcnews.al