Dhunonte vazhdimisht familjen, kush është 52 vjeçari që u vetëvar në Durrës

schedule11:48 - 2 Gusht, 2020

schedule 11:48 - 2 Gusht, 2020

Një 52-vjeçar nga Mirdita i ka dhënë fund jetës duke u vetëvaruar në drejtorinë vendore të policisë së Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës.

Tonin Tuci ka varur vetën në dhomat e paraburgimit me lidhësen e tutave sportive. Ndërkohë që policia ishte duke marrë deklaratat e familjarëve të tij të cilët e kishin denoncuar për dhunë në familje.

Në momentin kur ka ndërmarrë aktin e rëndë 52 vjeçari ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.  Viktima ishte shoqëruar nga policia, pasi familja e kishte denoncuar për dhunë.

LEXO EDHE:EMRI/ Vetëvaret në paraburgim i shoqëruari për dhunë në familje, procedohen dy policë

Burime për abcnews.al treguan se ai ka dhunuar sistematikisht bashkëshorten dhe djalin.  Sipas dëshmisë së dhënë nga vetë familjarët ai i dhunonte sistematikisht, sidomos kur ishte i pirë. Gruaja e kishte denoncuar edhe më herët po kishte kërkuar falje, e për këtë arsye ishte lënë i lirë. Mësohet se Tonin Tuci ishte i papunë dhe alkoolist.

E gjithë ngjarja ndodhi në kohën kur të afërmit e tij po jepnin dëshmitë e tyre në lidhje me ngjarjen për të cilën ishte shoqëruar Tonin Tuci. Ndërkohë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimin për dy punonjësit të cilët ishin përgjegjës për menaxhimin e situatës në momentin që e futën në dhomat e shoqërimit 52-vjeçarin. Një prej tyre është ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit  dhe tjetri Specialist i Policimit në Zonë.

Tonin Tuci dhe familja e tij ishin nga Mirdita por prej vitesh jetonin në zonën e Spitallës në Durrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!