EMRI/ Vetëvaret në paraburgim i shoqëruari për dhunë në familje, procedohen dy policë

schedule10:12 - 2 Gusht, 2020

schedule 10:12 - 2 Gusht, 2020

Një 52 vjeçar është gjetur i vetëvarur në ambientet e dhomave të shoqërimit në DVP e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, vetëm tre ore pasi ai, ishte shoqëruar për dhunë në familje. Burime për Abc News bëjnë me dije se i vetëvarur në dhomat e paraburgimit është Tonin Tuci, i cili ka përdorur lidhësen e tutave për të kryer aktin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që familjarët ishin të pranishëm në dhomën tjetër për të dhënë dëshminë e tyre në lidhje me dhunën e ushtruar prej tij.

Në lidhje me këtë ngjarje policia e Durrësit ka shoqëruar dy punonjës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Nga hetimet paraprake të SHÇBA, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.

Njoftim i plotë:

Durrës – SHÇBA procedon 2 punonjës policie për shpërdorim detyre, pasi një i shoqëruar për dhunë në familje u vetëvar në paraburgim

Në datën 1 gusht, në mbrëmje, në ambientet e dhomave të shoqërimit të DVP Durrës, nga personeli policor u gjend i vetëvarur shtetasi T.T. Ai ishte shoqëruar për rreth 3 orë, si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, nga policia lokale.

Familjarët kishin denoncuar dhunën e 52-vjeçarit, nëpërmjet një telefonate në numrin unik 112 dhe policia kishte ndërhyrë menjëherë.

Nga hetimet paraprake të SHÇBA, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, të pranishëm në vendngjarje dhe veprime proceduriale, vazhdojnë të kryhen hetime  për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe zbatimin e procedurave standarte nga punonjësit e policisë.

Për punonjësit e policisë:

– A.Ç., në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës;

– G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë,

si dhe struktura policore, të cilat sipas funksionit organik dhe procedurave standarde ngarkohen me përgjegjësi të veprimeve konkrete që lidhen me menaxhimin e kësaj situate po kryhen hetime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

 

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit menjëherë ka nisur hetimin disiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde.