Dhunonte bashkëjetuesen dhe e kanoste bashkë me fëmijën e tyre të mitur, arrestohet 65-vjeçari në Shkodër

schedule12:50 - 24 Janar, 2025

schedule 12:50 - 24 Janar, 2025

Shkodër-Parandalohet përshkallëzimi i dhunës në një familje në Shkodër. Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi raportohet se dhunonte vazhdimisht bashkëjetuesen e tij. Sipas policia dhuna ndodhte në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, dhe gjithashtu 65-vjeçari e ka kanosur bashkëjetuese së bashku me fëmijën e tyre të mitur për jetën.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, që ky shtetas e mbante pa leje.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!