Një çift të moshuarish u terrorizuan mbrëmë në Korçe nga 2 grabitës ende të paidentifikuar që hynë në banesën e tyre, të armatosur dhe të maskuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21,45 në shtëpinë e Foni Rrapos, në lagjen 3 të qytetit. Pasi kanë ushtruar dhunë ndaj dy të moshuarve, që jetojnë të vetem, grabitësit kanë marrë një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi. Mësohet nga të dhënat e para se familjes i janë grabitur rreth 1 milionë leke të vjetra.
Dy të moshuarve u është dhëna ndihma e parë mjekësore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve te grabitjes.
Ndiqni dëshminë e dhënë nga i moshuari Foni Rrapo, që u dhunua nga grabitësit, bashkë me bashkëshorten në banesen e tyre. /abcnews.al

