Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Sarandë.
31-vjeçari Kristi Ceka, banues në Borsh, shkoi në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku e dhunoi fizikisht.
Më pas, ka kanosur me armë zjarri atë dhe kunatin e saj duke i vendosur pistoletën në kokë.
Ai gjithashtu ka qëlluar me armë në ajër dhe më pas është larguar drejt Borshit me automjetin e tij tip Audi Q7.
Pas ndjekjes policore është arritur të kapet në Borsh dhe pritet sjellja e tij në Komisariatin e Sarandës.
Grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al


