Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 65-vjeçari në Durrës

schedule09:57 - 6 Tetor, 2022

schedule 09:57 - 6 Tetor, 2022

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Ai është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. I., 65 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. /abcnews.al