Dhunoi e grabiti kambistin në Korçë, gjykata lë në burg Agim Çaçin

schedule13:22 - 14 Janar, 2021

schedule 13:22 - 14 Janar, 2021

Një nga grabitësit që dhunoi kambistin në Korçë, Agim Çaçi është lënë në burg nga gjykata e shkallës së parë. Çaçi u arrestua dy ditë më parë ndërsa seanca në fjalë u zhvillua me dyer të mbyllura.

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg”, masë e cila u pranua nga gjykata e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 , në rrugën e “Bilbilave” në qytetin e Korçës, ndërsa 10 milion është shuma që dyshohet se autorët ka vjedhur.Veç Çaçit, janë në kërkim dhe dy grabitësit e tjerë të cilët mendohet se janë nga Fieri.

Mësohet se ky grup dyshohet se ka kryer edhe vjedhje të tjera siç është edhe grabitja e kambistit Erjon Rrënja disa jave më pare në Korçë. s.b/abcnews.al/