Dhunoi dhe drogoi partneren për t’i dhënë fund shtatzënisë, arrestohet 27-vjeçari shqiptar në Greqi

schedule09:10 - 22 Shkurt, 2024

schedule 09:10 - 22 Shkurt, 2024

Tronditës është lajmi i raportuar në Greqi. Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare, ka dhunuar dhe i ka dhënë drogë të dashurës së tij pasi mori vesh se ajo ishte shtatzënë, me qëllim për të ndërprerë shtatzënisë.

Ngjarja është raportuar një ditë më parë, 19-vjeçarja kishte mësuar se ishte rreth 2 muajshe shtatzënë.

I riu shqiptar sipas mediave greke ka marrë partneren e tij në banesë e ka lidhur, me pas e ka rrahur për ta detyruar atë të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë.

Më pas e ka dërguar në spitalin e Zakynthos, ku edhe e reja po merr trajtim mjekësor, por fatkeqësisht e ka humbur fëmijën.

Pas një denoncimi të bërë në polici, 27-vjeçari është arrestuar menjëherë dhe pritet të përballet me drejtësinë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!