Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunoi babanë e vëllanë dhe kundërshtoi efektivët gjatë shoqërimit, arrestohet 26-vjeçari në Shkodër

schedule10:42 - 16 Tetor, 2023

schedule 10:42 - 16 Tetor, 2023

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë 26-vjeçari banues në fshatin Hot pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe vëllait të tij si edhe gjatë shoqërimit nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë.

Gjithashtu specialistët e Policisë Kufitare të PKK Muriqan ndaluan 26 vjeçarin, banues në Mamurras, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se Gjykata e Kurbinit i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme procedurale me këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Laç. Ndërsa 21-vjeçari banues në fshatin Juban është proceduar në gjendje të lirë pasi pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të dhënë dokumentet e veta dhe të automjetit që drejtonte.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!