Dhunohet në mes të plazhit dhe në sy të pushuesve biznesmeni Albert Pashaj, 46 vjec.
Pashaj, pronari i një hoteli në Ksamil. 46-vjecari është goditur në kokë. Shkak i dhunimit të Pashaj, konflikti i vazhdueshem për pronësinë e një plazhi midis tij dhe biznesmenit Agim Taraj.
Pashaj është hera e dytë që dhunohet, pasi është goditur nga Taraj edhe në 6 qershor në afërsi të të njëjtit vend.
Policia është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në ngjarje./abcnews.al



