VLORË- Një polic i Bashkisë së Vlorës është dhunuar mbrëmjen e të mërkurës në qytetin bregdetar.
Burime konfirmojnë se efektivi Bruno Jazaj është goditur për shkak të detyrës, për një gjobë, që ka vendosur.
Polici u dërgua ne spital pasi ka marrë goditje në kokë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë nuk dihet autori i kësaj ngjarjeje. Ende nuk ka një reagim nga blutë e Vlorës./ abcnews.al