Dhunohet dhe hidhet nga makina, humb jetën shqiptarja 20-vjeçare

schedule10:42 - 11 Qershor, 2018

schedule 10:42 - 11 Qershor, 2018

Një shtetase shqiptare ka humbur jetën në Torino. Ajo është identifikuar si Angela Mecani, 20 vjeç. Shqiptarja fillimisht ishte dhunuar nga një person në makinë pastaj është nxjerrë jashtë saj në lëvizje në një autostradë të Torinos.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës dhe është bërë publike nga autoritetet vetëm të hënën. Mecani ka humbur jetën pas dërgimit në spital për shkak të plagëve të marra nga përplasja në autostradë.

Për këtë ngjarje tragjike ka pasur dhe dëshmitarë, të cilët kanë njoftuar policinë. Autoritetet kanë hapur një hetim për ngjarjen dhe janë vënë në kërkim të autorit. Sipas mediave italiane viktima punonte si prostitutë.

Hetuesit shpresojnë në marrjen e filmimeve të kamerave të sigurisë për të identifikuar autorin apo autorët e krimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!