Dhunë në komisariatin e Korçës/ SHÇBA akuza për dy policë

schedule11:36 - 9 Maj, 2018

schedule 11:36 - 9 Maj, 2018

Pas denoncimit të 34 vjeçarit për dhunë në ambjentet e Komisariatit të Korçës, SHÇBA procedon penalisht dy efektivët e policisë, të vënë nën akuzë. Ata janë inspektori i zonës Kosta Stojani dhe inspektori i rendit Julian Dervishaj.

SHÇBA ka marrë deklarimet e 34 vjeçarit Mariglen Muka, dhe disa efektivëve të Komisariatit të Korçës. Muka deklaroi se u dhunua nga efektivi Dervishaj, në prezencë të kolegut Stojani, por ky i fundit as e ka goditur, as është përpjekur të ndërpresë aktin e dhunës. 34 vjeçari Mariglen Muka, prej të martës po trajtohet në repartin e kirurgjisë, për shkak të dëmtimeve në kokë dhe pjesën e barkut.

Pavarësisht, procedimit të SHÇBA dhe referimit të materialeve në Prokurori, dy efektivët e policisë të përfshirë në akte dhune ndaj një qytetari, vijojnë të mbeten në detyrë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!