Policia e Tiranës njoftoi prangosjen e 11 prej protestuesve të përfshirë në veprime të dhunshme gjatë protestës para parlamentit. Sipas policisë, ata janë arrestuar në kushtet e flagrancës për veprat penale të “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.
Mes të arrestuarve janë edhe një femër dhe një i mitur. Ndërsa i arrestuari Dorjan Protoduari, 30 vjeç, rezulton të ketë qënë më parë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë nr.6 për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”.
Policia bëri me dije se po vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë, të cilët gjatë protestës kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe kanë nxitur protestuesit për veprime të dhunshme./abcnews.al