Dhuna ndaj politikanit socialdemokrat, Scholz: Demokracia kërcënohet nga sulme të tilla

schedule22:09 - 4 Maj, 2024

schedule 22:09 - 4 Maj, 2024

Herë pas here ka sulme ndaj politikanëve në Gjermani, por brutaliteti i sulmit kundër politikanit socialdemokrat në Drezden ka tronditur Gjermaninë.

Pas sulmit ndaj politikanit socialdemokrat Matthias Ecke në Drezden ka reagime nga e gjithë politika në Gjermani. Eurodeputeti gjerman socialdemokrat, Matthias Ecke u godit gjatë ngjitjes së posterave zgjedhorë në Drezden dhe u lëndua rëndë.

Reagimet nga politika janë të zemëruara. Politikanët e të gjitha partive e kanë dënuar sulmin. Kancelari gjerman, Olaf Scholz gjatë një kongresi për demokracinë në Berlin e quajti këtë sulm tronditës. Me këtë nuk duhet të mësohemi, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz. “Demokracia kërcënohet nga kjo, prandaj nuk duhet pranuar asnjëherë me një të ngritur të supeve, ky nuk është opcion”‘. Scholz kërkoi që të qëndrojmë të bashkuar kundër sulmeve të tilla. “Edhe me sulmet kundër kandidateve dhe kandidatëve të gjelbër e politikanëve komunalë nuk duhet të mësohemi.” Scholz tha, se që kjo ndodh lidhet edhe me fjalimet që janë mbajtur, me atmosferën që është krijuar.

41-vjeçari Ecke u sulmua të premten në mbrëmje nga persona të maskuar, në kohën kur ngjiste postera dhe u desh të dërgohej në spital nga lëndimet. Sipas policisë agresorët janë djem të rinj të moshës 17 deri në 20 vjeç. SPD ka njoftuar, se ka pasur edhe sulme të tjera në Saksoni kundër kësaj partie, edhe partisë “Të Gjelbrit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!