Dhuna makabre në Fushë-Krujë/ Gazetarja: Rrajat e filmuan skenën me idenë se “do t’ia hidhnin paq drejtësisë”

schedule18:38 - 7 Korrik, 2023

schedule 18:38 - 7 Korrik, 2023

FUSHË KRUJË- Gazetarja Etleva Delia, thotë se fisi Rraja e ka filmuar vetë videon e dhunës makabre në fshatin Borizanë në Fushë-Krujë. Gjatë intervistë në ABC News, Delia shprehet se këto veprime ata i kanë bërë duke menduar se do t’ia hedhin edhe kësaj here drejtësisë.

“Po të shohësh videon e plotë, para se të fillojë dhuna, është filmuar gjithçka. Filmimi ka nisur që në automjet dhe pra ata kanë një lloj sigurie, që askush nuk do t’i prekte. Këtë video ata e kanë shpërndarë vetë, mes miqve të tyre dhe më pas është shpërndare në rrjet dorë pas dore. Ata kanë qenë pothuajse të bindur se edhe kësaj here do t’ia hidhnin paq edhe kësaj here”, theksoi ajo.

Gazetarja e kronikës, thotë se këto akte shihen si një mesazh kundrejt autoriteteve lokale duke krijuar mitin se janë “persona të paprekshëm”.

“Ata kanë një lloj sigurie, që ne edhe bëjmë, edhe e filmojmë, edhe askush nuk na prek. Është një lloj sfide ndaj autoriteteve lokale, që deri më sot nuk ka rezultuar të kenë ndëshkuar nga këto persona, Ata kanë ngritur një lloj miti që kanë ngritur aty si të paprekshëm”, tha ajo.

Ajo shtoi se një ditë më parë është shoqëruar në polici vellai i deputetit Rrahman Rraja dhe më pas është lënë i lirë. Por pas publikimit të videos së dhunshme në media, Policia e ka shpallur sërish në kërkim pasi në video duket se posedon një armë zjarri.

Ajo shprehet se Rrajat në këtë zonë janë shquar për njerëz problematikë, dhe për këtë Policia e Shtetit duhet të punojë për të parandaluar ngjarje të tilla kriminale, të cilat ngjallin frikë e pasiguri tek banorët e zonës.

“Djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, duket në video. Ajo që më bën përshtypje është se në njoftimin e policisë nuk rezulton asnjë inicial i këtij personi, që të paktën në video shihet se kryen veprime aktive, pra është dhunues. Njëkohësisht nuk ka asnjë akuzë për armëmbajtje pa leje, ndërsa në video janë dy persona që mbajnë armë. Por ka diçka, dje është shoqëruar një nga vëllezërit e deputetiT Rraja dhe më pas është lënë i lirë dhe pasi janë publikuar pamjet e dhunës në media, ai është shpallur sërish në kërkim dhe bëhet fjalë për personin, i cili shfaqet në video me pistoletë. Ata janë njerëzit më problematikë dhe gjithmonë janë fshehur pas mbrojtjes që kanë pasur nga policia lokale dhe gjithmonë nuk iu ka hyrë asgjë në këmbë. Policia duhet të parandalojë këto ngjarje dhe duhet të veprojë”, shtoi gazetarja./ n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!