Dhuna e PD nuk ndalon Kuvendin/ Të përjashtuarit tentojnë pa sukses bllokimin

schedule15:26 - 3 Tetor, 2024

schedule 15:26 - 3 Tetor, 2024

Flakë dhe tym sërish në Kuvend. Pasi Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e Gazment Bardhit, Flamur Nokës dhe Bledion Nallbanit me dy muaj nga seancat parlamentare, kampi blu tentoi të krijonte sërish kaos.

Me përplasje fizike dhe verbale, jo vetëm 24 të ndëshkuarit por edhe deputetë të tjerë të opozitës synonin të pengonin hyrjen e socialistëve në punimet e seancës së kësaj të enjte.

Ndonëse tentuan të bllokonin, duke krijuar rrëmujë 90 minuta përpara nisjes së seancës, deputetët e maxhorancën kanë shfrytëzuar hyrjen e sigurisë për të hyrë në Kuvend.

71 socialistë vijuan me rendin e ditës dhe miratuan marrëveshjen me Gjermaninë për përballimin e ndryshimeve klimatike. Seanca u mbyll Brenda 30 minutave. Pas përfundimit të saj, Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin thekson se këto skenarë të demokratëve janë të përsëritur.

“Kush mendon të përsërisi të njëjtin marrëzinë dhe të presi rezultat të ndryshëm është budalla thotë Anjshtanji. Dhuna nuk ka vend në demokraci.”

Manekinët e djegur me benzinë dhe tymni që kishte përfshirë oborrin e parlamentit ju shërbyen ekspertëve të policisë në cilësinë e provave materiale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!