Harta e re gjyqësore, Dhoma e Avokatisë vendos bojkot të përgjithshëm pa afat

schedule14:00 - 7 Korrik, 2022

schedule 14:00 - 7 Korrik, 2022

Dhoma e Avokatisë ka vendosur bojkot të përgjithshëm pa afat të seancave, ndërsa për masat e sigurimit ka vendosur bojkot 10 ditë.

Dhoma kombëtare e avokatisë do të bojkotojë edhe me 10 ditë të tjera masat e sigurisë, ndërsa gjyqet e themelit pa një afat të përcaktuar.

Përjashtim nga bojkoti janë vetëm masat e sigurisë që do të caktohen ndaj të miturve.

Mesditën e së enjtes në një mbledhje që zgjati rreth dy orë, sërish pati debate të forta mes avokatëve pasi një pjesë e tyre kërkonin ndërprerjen e bojkotit dhe nisjen e proceseve gjyqësore.

Gjithashtu në mbledhjen e së enjtes avokatët vendosën që javën e ardhshme të protestojnë përballë Këshillit të lartë gjyqësor.

Shkak është bërë harte e re gjyqësore që KLGJ i ka propozuar për miratim Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të financave për shkrirjen e 18 gjykatave në vend.

Kryetari Maksim Haxhia njoftoi se gjatë bojkotit të parë, disa avokatë kanë frekuentuar proceset gjyqësore dhe ndaj tyre në mbledhjen e radhës komisioni o disiplinës do të vendosë deri në heqjen e licencës masa

Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!