Autoritetet në shtetin Brazilian të Sao Paulo raportojnë se të paktën 36 persona kanë ndërruar jetë nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut, duke detyruar disa qytete të anulojnë festimet vjetore të karnavaleve.
Ekipet e shpëtimit kanë luftuar për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të zhbllokuar rrugët.
Më shumë se 600mm shi ranë në disa zona të dielën, dyfishi i sasisë së pritur për muajin.
Dhjetra person raportohen të zhdukur dhe rreth 50 shtëpi janë shembur dhe kthyer në rrënoja dhe situata është jashtëzakonisht kritike.r.t/abcnews.al