Pas shqetësimeve të ngritura nga të afërmit për mungesën e komunikimit me familjarët e shtruar në spitalin Infektiv, tashmë kjo ka ndryshuar.
Të afërmit kanë treguar sa tani mund të komunikojnë me të afërmit e tyre, nëpërmjet telefonit, mjekët janë bërë “ura lidhëse” e tyre, për të mësuar më shumë detaje për shëndetin e të sëmurëve.
Gazetari i ABC News, Maksi Rama drejtpërdrejtë nga Infektivi tha se edhe gjatë kësaj ditë shihen të afërm që qëndrojnë pranë spitalit.
Sakaq brenda një ore dy pacientë janë dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv.
/abcnews.al/