Dhimbje koke për Giampaolon, Milani pa fantazi kundër Torinos

schedule20:22 - 23 Shtator, 2019

schedule 20:22 - 23 Shtator, 2019

Situata në kampin milanist nuk është aspak e mirë. Disfata përballë Interit i ka mërzitur të gjithë. Të humbësh një derbi nuk është fundi i botës, por kuqezinjtë treguan dobësi të mëdha dhe kryen gabime të pafalshme.

Të enjten është ndeshja e radhës në kampionat. Djemtë e Giampaolos do të udhëtojnë drejt Torinos për t’u ndeshur me ekipin e Mazarrit. Trajneri i Milanit do të ketë një mungesë të sigurt për këtë duel.

Lucas Paqueta ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë gjatë derbit kundër Interit. Braziliani ka kryer sot kontrollet mjekësorë dhe do i duhet të qëndrojë disa ditë pushim. Mungesa e tij kundër ekipit granata është e sigurt dhe Paqueta do të tentojë të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës kundër Fiorentinës. /abcnews.al