Dhimbja na bashkon: Komandoja shqiptar dhe ushtari serb dorë më dorë në Thumanë

schedule08:21 - 28 Nëntor, 2019

schedule 08:21 - 28 Nëntor, 2019

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.

Tërmeti me pasoja tragjike ka bërë bashkë të gjithë shqiptarë e të huaj të cilët janë solidarizuar duke i ardhur në ndihmë familjeve të goditura nga tërmeti. Një foto sa prekëse aq edhe shpresëdhënëse është ajo e një pjestari të forcave Komando të Shqipërisë dhe një ushtari serb, që janë bërë bashkë dorë më dorë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Thumanë. Kjo tregon edhe njëherë se dhimbja na bashkon pavarësisht barrierave të krijuara dhe ndasive.

Ndërkohë gjatë orëve të para të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 04:00, ata kanë nxjerrë nga rrënojat e Thumanës tre trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin e tragjedisë në 39 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!