Dhera dhe gurë në rrugë, vështirësi qarkullimi në aksin Elbasan-Librazhd

schedule11:37 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 11:37 - 10 Dhjetor, 2019

Shirat e dendur kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen e makinave në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të rënies së gurëve në aksin e saj.

Mësohet se sasi të mëdha gurësh dhe dherash kanë rënë në rrugë tek zona e quajtur “Kthesa e Murrashit”.

Për fat të mirë nga rënia e gurëve nuk kanë shkatuar aksidente.

Pas heqjes së disa gurëve qarkullimi është duke u bërë vetëm nga një korsi. /abcnews.al