Devolli: Superiorja më e fortë se vjet, ndjekësit mund ta arrijnë Vllazninë

schedule00:23 - 29 Janar, 2021

schedule 00:23 - 29 Janar, 2021

Bledar Devolli, trajneri i Drenicës në Kosovë sot është i ftuar në emisionin “Pressing”dhe gjatë fjalës së tij bëri një analizë të përgjithshme të Kategorisë Superiore, që sipas tij është më e fortë se vitin e shkuar.

“Kampionati është shumë i fortë. Tani më shumë sepse bojkoti i ka prishur punë të gjithëve dhe tani po vuajnë pasojat. Tirana ka pasur dëmtime dhe kartonë të shumtë për shkak të ngjeshjes së ndeshjeve. Vllaznia gaboi me Kastriotin dhe do gabojë sërish.

Skuadrat poshtë në renditje të qëndrojnë gati sepse do kenë mundësi të ngjiten, ka shumë ndeshje në lojë. Vllazninë e kam parë që në fazën përgatitore dhe më ka bërë përshtypje për mënyrën sesi luan futboll.

Ata kanë problem fushën e stërvitjes dhe nuk është telash i vogël. Nëse e zgjidhin këtë problem, ecin mirë. Skuadrat e tjera janë përmirësuar në merkato.

Tirana, Laçi, Partizani, Teuta nuk duhet të dorëzohen dhe të pretendojnë titullin dhe Kupat e Europës, kështu që t’i japin gaz me marsh maksimal. Vjet Luftëtari dhe Flamurtari kishin mbaruar punë, kurse këtë vit është ndryshe me Apoloninë, Bylisin dhe Skënderbeun. Ky kampionat është më i fortë se vjet”, përfundoi Devolli. /abcnews.al