Devolli e Ahmataj te Tirana, një serb tek Egnatia! Ka “firo” te Teuta dhe Skënderbeu

schedule08:45 - 21 Gusht, 2021

schedule 08:45 - 21 Gusht, 2021

Ende merkato nuk është mbyllur dhe në klube të ndryshme po punojnë për të përforcuar skuadrat. Gjithsesi ka edhe “blofe” me të afruarit kësaj vere dhe autokritikat kanë nisur që tani, në prag të sezonit të ri.

E përditshmja “Panorama Sport” ka veçuar dy largime nga Teuta dhe Skënderbeu. Mbrojtësi Hristjan Dragarski nuk i ka bindur kampionët në fuqi dhe futbollisti nga Maqedonia e Veriut ka ikur pa debutuar në Superiore.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Murilo Rosa, brazilianin që Skënderbeu e afroi për qendrën e mesfushës. Lëvizje në hyrje ka tek Egnatia që ka arritur marrëveshjen me portierin Uros Duric.

Portieri i gjatë 193 centimetra ka qenë titullar te Struga dy sezonet e fundit, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Renovën në Maqedoninë e Veriut. Duric në të shkuarën është aktivizuar edhe në Superligën e Serbisë me Dinamo Vranje.

Në orët e vona të ditës së djeshme ka ardhur një lajm befasues nga Tirana, që ka rikthyer në akademi trajnerët Bledar Devolli dhe Julian Ahmataj. Gjirokastriti ka marrë sërish 19-vjeçarët, kurse tekniku nga  Elbasani 17-vjeçarët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!