Deurizimi ndikoi në forcimin e lekut?/ Ekspertët: Efekti është i ngadaltë

schedule18:48 - 8 Qershor, 2018

schedule 18:48 - 8 Qershor, 2018

Ekspertët e ekonomisë thonë se efektet e paketës së deurizimit të nisura nga Banka e Shqipërisë nuk kanë ndikuar në forcimin e monedhës kombëtare. Elvin Meka thotë se këto masa do të japin efekte të ngadalta të cilat pritet të nisin ndikimin në fund të këtij viti ose në fillim të 2019-s.

Operacionet e nisura të Bankës së Shqipërisë për të stabilizuar kursin e këmbimit valutor në Shqipëri gjykohen nga ekspertët si masa të duhura. Elvin Meka, profesor i ekonomisë dhe ekspert për çështjet financiare, sqaron se Këshilli Mbikëqyrës ka marrë vendimin e duhur për të blerë sasi të valutës së huaj të cilat kanë rritur artificialisht ofertën për lekun të shoqëruar me uljen e normës bazë të interesit të monedhës kombëtare.

“Banka e Shqipërisë ka ndëryrë relativisht fortë sepse dueht të kemi parasysh se masa e ndërhyrjes në tregun e valutave është shoqëruar njëkohësisht edhe me një ulje të normës bazë të interesit”.

Meka thotë se arsyet që kanë ndikuar në lëvizjet e mëdha të muajve të fundit të vlerës së euros lidhen me konvertimin e kapitalit të bankave dhe elementet spekulativë. Ai nuk është dakord me disa aktorë të tregut, të cilët ia venë peshën e rënies së euros strategjisë së Bankës Qëndrore për të ulur përdorimin e kësaj monedhe në Shqipëri.

Ai thotë se dy rregulloret e miratuara nga Banka e Shqipërisë për të rritur rezervën e detyrueshme në valutë nga 10 në 12.5%, në kuadër të paketës së deurizimit nuk do të japin efekt në këtë periudhë, por në fund të vitit apo fillimit të 2019-s.

Sot euro arriti në vlerën 127.58 lekëve, duke u forcuar me 2.33 lekë vetëm gjatë ditës së fundit. leku ka shënuar rënie të ndjeshme edhe ndaj dollarit amerikan dhe paundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!