KORÇË – Janë lënë në burg tre personat e arrestuar për shantazhimin e një 17-vjeçarje, të cilën e kishin detyruar të vidhte para në një banesë.
Mësohet se gjykata e Korçës, ka dhënë masën e “arrestit me burg” për, Eris Beqon, Ksandros Pashollarin dhe Xhulio Dapellarin.
Ndërkohë në kërkim për shantazhimin e 17-vjeçares është ende Kristjan Aliu.
Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin detyruan një 17-vjeçare të vidhte në shtëpi rreth 200.000 lekë dhe 8000 euro.
/abcnews.al/