Detaji në veshjen e Princit Harry që mori vëmendjen e të gjithëve

schedule14:39 - 3 Prill, 2023

schedule 14:39 - 3 Prill, 2023

Duka i Sussex- it ndan shije të njëjta me bashkëshorten e tij, Meghan Markle, gjë që e dëshmojnë edhe paraqitjet e tyre plot stil. Princi Harry u shfaq me një kostum blu me një kravatë dhe këmishë të bardhë Dior në një dalje të fundit në Londër në gjyqin e Gjykatës së Lartë pas ankesës së tij për Daily Mail.

Kjo këmishë njihet edhe si “Këmisha e bletës” prej 800 dollarësh me motivin e bletës. Koleksioni përkatës i femrave Christian Dior është një nga të preferuarit e Meghan Markle, pasi ajo është shfaqur me dy çanta nga ky koleksion.

Meghan ka një dëshirë të madhe për shtëpinë franceze të modës. Në gardërobën e saj ajo ka veshje dhe aksesorë Dior, sidomos çanta. Ndoshta kjo këmishë e veçantë e Princit Harry është një dhuratë nga gruaja e tij dhe me pamjen e tij, ai donte t’i bënte një referencë indirekte asaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!