GREQI – Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në zonën e Andravidës në Ilia, ku një familje shqiptare me 4 anëtarë është gjetur e masakruar brenda banesës.
Informacionet e para nga mediat lokale për masakrën, raportuan se babai vrau gruan , dy fëmijët e vegjël dhe më pas u vetëvra. Megjithatë, burime të tjera policore thanë se krimi po konsiderohej se u krye nga ish-bashkëshorti i gruas shqiptare, i cili vrau çiftin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, duke lënë të gjallë të vetëm fëmijën e tij, rreth 11 vjeç, i cili ishte fryt i martesës së tij të mëparshme me viktimën.
Fqinjët raportuan se fëmija më i madh i familjes 11-vjeçar nuk ishte në shtëpi kur ndodhi vrasja. Por ishte ai që gjeti në shtëpi vëllezërit e tij të vegjël dhe nënën e tij të gjakosur.
Sipas raportimit në mediat greke, dy fëmijët e vdekur, një dhe dy vjeç janë gjetur brenda shtëpisë.
Babai dhe nëna u gjetën në oborrin e banesës të larë në gjak, ku babai mbante një thikë në qafë.
Sipas dëshmisë së një gruaje, fëmija ka qenë ai që ka gjetur vëllezërit dhe nënën e tij të gjakosur.
Konkretisht, fëmija kapi vëllanë e parë të vogël që pa përballë dhe e tërhoqi zvarrë në rrugë dhe në kishë për të kërkuar ndihmë!
Dy fëmijët u transportuan në qendrën mjekësore por fatkeqësisht ishte tepër vonë. Shtëpia e gjakosur e familjes fatkeqe ndodhet prapa kishës së Shën Konstantinos. Policia ndodhet në vendngjarje, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të sakta në të cilat humbën jetën katër personat, ndërsa në vendngjarje pritet edhe një mjek ligjor. /abcnews.al/