DETAJET/ Si e zbuloi policia “fabrikën” e armëve në Tiranë

schedule12:35 - 16 Qershor, 2022

schedule 12:35 - 16 Qershor, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “heshtja”, finalizuar së fundmi nga policia e Tiranës, ku u gjet një banesë ku modifikoheshin armë të ndryshme.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra raporton se hetuesit kanë mbajtur nën vëzhgim, Dorian Kalon pasi dyshonin se merrej me aktivitet kriminal. Pas ndjekjes mësohet se policia ka rënë në gjurmët e punishtes ku modifikoheshin armët në banesën e Elvis Bakallit 30-vjeç në Kodër-Mëzez në Tiranë. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në këtë ambient janë gjetur duke punuar shtetasit Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo, të cilët u arrestuan në flagrancë. Të gjitha aksesorët për modifikimin e armëve dhe silenciatorëve ne depon e zbuluar në Kodër-Mëzez, vinin në rrugë ilegale, nga jashtë vendit.

Lexo edhe:VIDEO/ Selenciator, kallash e pistoleta, çfarë u gjet tek banesa e kthyer në depo armësh

Kujtojmë se emri i Dorian Kalos ka dalë nga dëshmia e një bashkëpunëtori të drejtësisë Enver Jamakut, që e ka përmendur pikërisht si një nga personat që ka bazë për modifikimin e armëve të llojeve të ndryshme, duke i riparuar dhe duke i ndërruar pjesët. Dëshmia e tij specifikonte se armët e prodhuara dhe modifikuara, Dorian Kalo dhe anëtarë të tjerë të grupeve kriminale që Jamaku përmend, i shisnin armët me porosi tek grupe të tjera kriminale, që më pas i përdornin në krime kundër jetës.

 

Armët dhe sendet e kapur nga policia:

8 armë zjarri të llojit pistoletë,

3 armë zjarri automatike,

4 zhurmues si ato të armëve të zjarrit pistoletë,

silenciatorë,

pjesë të ndyshme armësh,

një thikë,

makineria që shërbente për prodhimin dhe modifikimin e pjesëve të armëve të zjarrit,

municion luftarak dhe sende të tjera prej metali që përdoren për modifikimin dhe prodhimin e silenciatorëve të armëve të zjarrit,

valixhe me pjesë armësh për modifikim,

një sasi parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!