Detajet nga plagosja në Kamëz/ Konflikti mes dy personave për një vend parkimi, në kërkim autori (EMRAT)

schedule14:19 - 28 Mars, 2025

schedule 14:19 - 28 Mars, 2025

Një vendparkimi dyshohet të jetë bërë shkak i konfliktit mes dy personave në Kamëz, që çoi në përdorimin e armës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:55 ndërsa mësohet se i plagosur, në këmbë, ka mbetur Mikel Xhetani, rreth 25 vjec.

Në kërkim është shpallur autori, Emanuel Buci.

Njoftimi i policisë
Rreth orës 13:55, në Kamëz, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri shtetasi M. Xh., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllimin identifikimin e kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!