DETAJET/ Gomonia që po ndiqej nga Guardia di Finanza erdhi nga Greqia, destinacion kishte Malin e Zi

schedule10:27 - 20 Korrik, 2022

schedule 10:27 - 20 Korrik, 2022

Detaje te reja janë mësuar për gomonen që ishte vënë në ndjekje nga Guardia de Finanza.

Mësohet se mjeti që u ndoq pasditen e djeshme nga Vlorë është pikasur nga Frontex. Kjo e fundit ka lajmëruar Guardia de Finanza dhe policinë shqiptare. Ndjekja ka vijuar nga ajri dhe deti. Dyshohet që mjeti ka ardhur nga Greqia dhe kishte destinacion Malin e zi. Në gomone dyshohet se kishte lëndë narkotike.

Ndërkohë, një gomone u gjet e djegur në Godull të Kurbinit në zonën pranë hidrovorit dhe dyshohet se bëhet fjalë për të njëjtin mjet që po ndiqte Guardia de Finanza.

Lexo edhe: Në ndjekje nga Guardia di Finanza që nga dita e djeshme, gjendet e djegur në Shëngjin gomonia, dyshohet se transportonte kanabis

Burime për Abc bëjnë me dije se gomonia është djegur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Ndërkohë, policia bën me dije se deri tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm, teksa hetimet vijojnë.

“Më datë 20.07.2022, rreth orën 05:30, në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në breg të detit, në Godull, Kurbin, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, një mjet lundrues, duke u djegur. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës. Deri tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm. Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!