Një arsenal armësh u zbulua paraditen e 7 marsit në fshatin Babicë të Vlorës. 35-vjeçari Luçiano Deraj kishte kthyer banesën e tij në një depo armatimi. Pas një operacioni të zhvilluar nga policia e Vlorës në bashkëpunimin me Forcat RENEA.
35-vjeçari dyshohet i lidhur me grupet kriminale dhe gjithashtu dyshohet se këto armë mund të jenë përdorur ose do të përdoreshin për ngjarje kriminale.
Gazetari Elton Nika zbuloi për ABC News të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje dhe se si ra policia në gjurmët e këtyre armatimeve.
“Mësohet se ishte një sinjal nga valët e radios që u gjet tek armatimet dhe kjo ka ngritur dyshimet për policinë. Deraj ishte në survejimin e policisë. Pra në arsenalin e sekuestruar ka pasur një radio me valët e policisë dhe kjo valë është kapur nga policia. Ndërhyrja e policisë u bë e mundur në bashkëpunim me RENEA-n. Sipas informacioneve familjarët nuk ishin në dijeni”, raportoi gazetari Nika.
Por a janë përdorur armët në ngjarjet kriminale? Kjo përgjigje do të merret pasi të kryhen ekzaminimet dhe më pas do të shihet nëse janë përdorur apo jo.
/abcnews.al/