Detaje/ Atentati në Kurbin, autorët qëlluan brenda zyrës së firmës, RENEA “blindon” zonën

schedule08:54 - 10 Shkurt, 2024

schedule 08:54 - 10 Shkurt, 2024

KURBIN- Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i rëndë në fshatin Gurëz në Kurbin ku mbeti i vrarë ekonomisti i një firme inertesh dhe u plagos pronari i saj.

Referuar informacioneve paraprake, raportohet se autorët kanë hyrë në zyrën e firmës duke vrarë me armë ekonomistin Selman Mihana, ndërsa pronari i firmës Arben Gjeloshi mbeti i plagosur.

Ky i fundit është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë të specializuar.

Ardian Gjeloshit ishte në ambientet e zyrës së bashku me viktimën Selman Mihana. I gjithë ambienti është me kamera sigurie, ndërsa të porta e hyrjes ndodhej roja objektit dhe punëtorët e tjerë ishin në oborrin e firmës dhe prisnin të merrnin punën si çdo ditë tjetër të zakonshme.

Ardian Gjeloshi pronari i firmës se inerteve duket se ishte shënjestra e këtij atentati. Sipas mjekëve të spitalit të Laçit, i plagosuri, Ardian Gjeloshi ka marrë disa plumba në trup./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!