DETAJE/ Vrasja në Kamëz, arma u gjet në banesën e Ervis Lamit, pritet të merret në pyetje

schedule10:01 - 25 Janar, 2025

schedule 10:01 - 25 Janar, 2025

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja në Kamëz. Në lidhje me kontrollet dhe gjetjen e armës se zjarrit me silenciator, dje pas vrasjes se Lulzim Vishës burime thanë se është gjetur në një nga banesat e Ervis Lamit.

Ky i fundit nuk ka qenë në banesë në momentin e kontrolleve, por dera është hapur nga një familjar i tij.

Ai kishte dy banesa, një ishte shtëpi druri brenda të cilës efektivët kanë parë vrima në mure të bëra me armë zjarri. Dyshohet se këto shenja mund të jenë bërë për të provuar armë të ndryshme.

Lami pritet të merret në pyetje për vrasjen e Lulzim Vishës në Zall Mner. Ervis Lami është një emër i njohur për policinë ai ka qenë bashkëpunëtor në arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës më 23 nëntorit 2013, në mesin e të cilëve edhe Admir Tafili.

Në atë kohë, Ervis Lami pasi deklaroi se plani për arratisje është bërë nga ai dhe Admir Tafili, madje edhe armët në burg i kishte futur vetë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!