Detaje të reja për aksidentin me dy të vdekur në Maminas

schedule12:33 - 22 Shkurt, 2018

schedule 12:33 - 22 Shkurt, 2018

Një aksident i rëndë ndodhi natën në autostradën Tiranë –Durrës, në Maminas. Drejtuesi i një taksie dhe pasagjerja e tij humbën jetën, kurse policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e mjetit që shkaktoi goditjen nga pas. 

Goditja nga pas e taksisë me të cilën po udhëtonte 23 vjeçarja ishte aq e fortë, saqe çdo gjë u kthye në një grusht hekurishtesh.

Kurse Elena Abdillari dhe drejtuesi makinës 60 vjeçari Bujar Agalliu vdiqën në vend.

Aksidenti i rëndë në Maminas, në autostradën Tiranë-Durrës ka ngritur shume dyshime.

Makina me të cilën dy viktimat po lëviznin nga Durrësi në drejtim të Tiranës u godit nga një Benz që shoferi e braktisi më pas.

Forca e përplasjes detyroi taksinë të dilte nga rruga dhe të futej në një karburant, çka dhe shkaktoi humbjen e dy jetëve.

Ka dyshime se ky ishte një sulm i qëllimshëm dhe jo thjesht një aksident.

Në sediljen kur ishte ulur 23 vjeçarja nga Tirana u gjet një biletë udhëtimi për në Itali.

Por policia Kufitare e Durrësit konfirmoi se Elena Avdillari nuk ishte paraqitur në port për të kryer veprime.

Ndërkohë i shpallur në kërkim është një i ri me emrin Fatjon Zhapore. Ai drejtonte mjetin me targa  AA 060 SP dhe që goditi nga pas taksinë.

Makina ishte blerë një muaj më parë nga Dardan Gjeka, thotë policia. Dyshimet e deritanshme të hetuesve bëjnë një lidhje midis vajzës dhe djalit dhe për këte po pyeten familjarët e tyre. Por është herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, sa kohë Zhapore nuk është kapur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!