VIDEO/ Atentati në Laç, Bujar Lika u vra me plumba blindshpues

schedule15:53 - 1 Qershor, 2020

schedule 15:53 - 1 Qershor, 2020

Detaje të reja zbulohen në lidhje me atentatin e ndodhur të shtunën në mbrëmjen në Kurbin, ku mbeti i vrarë në vend Bujar Hasani, i njohur edhe me mbiemrin Lika, ndërsa në spital në Tiranë, ndërroi jetë miku i tij, Paulin Gjergji.

Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë për ABC News, se autorët të cilët dyshohet të jenë persona nga e njëjta zonë, kanë qëlluar në drejtim të tyre me armë zjarri të tipit kallashnikovë, me fishekë blind shpues.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 37 vjeçari Lika ishte objektiv i këtij atentati, ndërsa autorët kanë pasur djeni se prej disa kohësh ai lëvizte me makinë të blinduar.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në shënjestër të ketë qenë dhe miku i tij, Paulin Gjergji.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, ekspertë të kriminalistikës zbuluan se ka pasur shkëmbim zjarri.

Në dorën e viktimës, policia gjeti një armë pistoletë, me të cilën Lika ka qëlluar disa herë në drejtim të autorëve.

Ngjarja ndodhi në hollin e një hoteli pranë kthesës së Gjormit.

Ndërsa rreth 20 metra larg vendit të ngjarjes, i plagosur me armë zjarri u gjet 21 vjeçari Kreshnik Tusha, për të cilin policia dyshon se është një nga autorët që qëlluan në drejtim të Bujar Likës e Paulin Gjergjit.

Aktualisht Tusha ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht, i riu nuk ka treguar se si u plagos, duke mos ndihmuar kështu hetuesit me dëshminë e tij.

Burime të ABC News tregojnë se Bujar Lika është nga Laçi dhe njihet si miku i Ervis Martiaj.

Prej disa vitesh ai jetonte në kryeqytet, ndërsa konfliktet e vjetra dyshohet të jenë edhe motivi i vrasjes së tij.

37 vjeçari është person i njohur edhe më herët nga policia.

Në vitin 2015, ai u hetua nga Prokuroria e Tiranës së bashku me Ervis Martinaj dhe dy persona të tjerë për vrasjen e Elton Nikaj në Tiranë, në një lokal në Dajt.

Por, pas hetimeve Gjykata e Apeli i nxori të pafajshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!