Detaje të reja/ Armando Duka u kërcënua nga presidenti i Klubit Iliria dhe djemtë e tij futbollistë, zbulohet shkaku

schedule18:44 - 31 Gusht, 2024

schedule 18:44 - 31 Gusht, 2024

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i pesë personave në Durrës. Mësohet se ata kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukën dhe më pas i kanë shkuar në banesë. Sipas gazetarit Leonidha Musai, njëri nga personat që ka kërcënuar Dukën, është Nazmi Selmani, presidenti i Klubit Iliria në Fushë-Krujë dhe të tjerët janë dy djemtë e tij futbollistë dhe të afërmit e tij.

Nazmi Selmani i ka kërkuar Dukës, që të marrë në Kombëtaren Shqiptare një prej djemve të tij dhe ai nuk ka pranuar. Si pasojë, 7 personat janë drejtuar drejt banesës së tij.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar.

Të arrestuarit:

  1. Nazmi Selmani (Presidenti i Ilirisë së Fushë-Krujës)
  2. Adolf Selmani (mbrojtësi i Ilirisë)
  3. Brajan Selmani (mbrojtësi i Ilirisë)
  4. Santiago Selmani (sulmuesi i Ilirisë)
  5. Petrit Selmani
  6. Redian Loci./abcnews.al