DETAJE/ Sot i vranë babanë, vetë i shpallur në kërkim, Bajram Çekorja ishte dënuar për kultivim të bimëve narkotike

schedule18:22 - 2 Shtator, 2022

schedule 18:22 - 2 Shtator, 2022

Detaje të reja kanë dalë në dritë për nga atentati ndaj Ismet Çekorjas, që mbeti i vrarë ditën e sotmen ë Shkodër.

Lexo edhe: Sot e ekzekutuan me armë zjarri, 4 ditë më parë viktima doli në mbrojtje të të birit, çfarë thoshte për policinë e Shkodrës

Burime bëjnë me dije se djali i tij, Bajram Çekorja, në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit gjatë muajit gusht, ka qenë i dënuar me 4 vite burg në vitin 2019 për kultivim të bimëve narkotike.

Lexo edhe: Atentati në Shkodër, flet babai i Bajram Çekores: Im bir është i pafajshëm, sa herë që ndodhin krime policia troket derën tonë

Masën e sigurise “Arrest me burg” e kishte lënë në fuqi Gjykata e Shkalles se Parë Shkodër, për dy të arrestuarit shkodranë në operacionin e koduar “Komplesi” në Tiranë.

Bajram Bregu u arrestua gjithahstu gjatë operacionit dhe rezultonte i dënuar nga gjykata me 4 vite burg per kultivim te narkotikeve dhe armëmbajtje pa leje, vendim ky që pas arrestimit te Komuna e Parisit, mori formën e prerë. Gjithashtu në burg u la edhe përkrahesi i tij Bajram Çekorja. Seanca gjyqesore nuk ka zgjati më shumë se 15 minuta dhe u kryesua nga gjyqtarja Irida Kacerja.

Lexo edhe: EMRAT/ I shpëtoi për mrekulli atentatit në Shkodër, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy të rinj, zanafilla e konfliktit, sherri i dy viteve më parë

Palët nuk thanë asnjë fjalë në sallën e gjyqit, ndërsa arrestimi i tyre sipas policise dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë, u krye falë një pune të mirëorganizuar dhe sinjalizimeve që kishin patur më herët.

Ndërkohë Bregu, dyshohet si i përfshirë edhe në ngjarje te tjera kriminale, sipas burimeve policore.

Ismet èekorja mbeti i vrarë pas një atentati në lagjen “Guerrile” në Shkodër pasditen e sotme. Ai ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Burime për Abc bënë me dije se 57-vjeçari Ismet Çekorja, është thirrur nga dikush për të dalë nga shtëpia, dhe sapo ka dalë është ekzekutuar. Nuk dihet  nëse personi që e ka thirrur është edhe ekzekutori i tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!