DETAJE/ Qëlloi me thikë gruan e tij për shkak të xhelozisë, 38-vjeçarja u gjet e plagosur nga vajza e mitur

schedule23:06 - 4 Qershor, 2023

schedule 23:06 - 4 Qershor, 2023

 

Një ngjarje e raportuar pak minuta më parë nga policia në Korçë. 46-vjeçari Aleko Myrtollari ka qëlluar disa herë me thikë  gruan e tij, Marjola Myrtollari, 36-vjeçe, i cila ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

46-vjeçari pasi ka kryer krimin është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për kapjen e tij.

LEXO EDHE: Korçë/ 46-vjeçari plagos rëndë me thikë bashkëshorten e tij

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se shkak për këtë ngjarje ka qenë xhelozia.

Gruaja ka marrë plagë në disa pjesë të trupit, ndërsa ka qenë vajza 16-vjeçare ajo që e ka gjetur të plagosur nënën e saj dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Sipas të dhënave, çifti jetonte me qira, ndërsa kishin konflikte për motive xhelozie, pasi autori dyshonte të gruaja e tij për tradhti.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2023, rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi Aleko Myrtollari., rreth 46 vjeç, ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Marjola Myrtollari., rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit Aleko Myrtollari., i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!