Detaje nga zjarri në Vlorë, një lokal dhe dy garazhe u përfshinë nga flakët, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

schedule18:54 - 17 Korrik, 2024

schedule 18:54 - 17 Korrik, 2024

Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin e ndodhur në disa biznese në Nartë në Vlorë. Sipas policisë dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrikë. Për pasojë është djegur një lokal.

Si pasojë e përhapjes së këtij zjarri janë djegur edhe dy garazhe ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit i cili paraprakisht dyshohet aksidental.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!