Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Arben Bilalit një ditë më parë në zonën e Selitës në Tiranë. Ish-polici u ndoq nga një automjet tip Merces Benz dhe u qëllua në fund të rrugës “Safer Konda”, ndërsa ndjeka kishte vijuar nga rruga “Vasil Shanto” deri tek shtëpia e tij, duke e qëlluar me 15 plumba.
Ekzekutimi i tipit mafioz ndaj ish-efektivit të policisë Arben Bilali ishte llogaritur deri në detajin më të vogël nga atentatorët.
Daljet ishin të pakta për 50-vjeçarin jashtë banesës së tij. Ai ishte gjithmonë i armatosur pasi edhe më herët, në vitin 2010 i kishte shpëtuar një atentati të ngjashëm, të ndodhur pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. Për të rrituar masat e sigurisë Bilali kishte instaluar, pothuajse në të gjithë rrugën “Safer Konda” që gjendet në Selitës kamera sigurie.
Sipas grupti hetimor, Arben Bilali u qëllua me breshëri automatiku nga brenda një automjeti Mercedes Benz tip i fundit. Ish-efektivi ka qenë në e pasme të makinës dhe në drejtim ishte miku i tij. 50-vjeçari iu ka kundërpërgjigjur me armë zjarri atentatorëve, por humbi jetën rrugën për në spital. Lëvizjet e ish-policit ishin monituruar dhe nga një motor me dy persona.
Prej më shumë se një jave sipas, dëshmive të banorëve të zonës dhënë në polici, ata kishin parë një motor ngjyrë të zi që lëviste çuditshëm dhe me shpejtësi. Pamjet e kamerave si edhe serverat e tyre janë sekuestruar nga policia për të identifikuar edhe më pas prangosur autorët e mundshëm të vrasjes së Arben Bilalit. Shumë persona janë shoqëruar në drejtorinë e policisë së Tiranës, por pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë.
Pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarjes. Të njëjtat burime thanë se familja Bilali ishte pjesë e një familjeje, që prej vitesh janë në një hasmëri me një tjetër familje në “Yzberisht” të Tiranës. Prej këtij konflikti, që daton në vitin 1994, numërohen disa të vrarë nga të dyja palët.
Më herët, Arben Bilalit iu kishin ekzektuar në të njëjtën mënyrë edhe dy vëllezërit e tij. Bujari u vra në vitin 1998, ndërsa ish mundësi i Dinamos, Leonardi në vitin 2010. Këto ngjarje vijojnë të mbeten ende pa autor edhe pse në atë kohë policia bëri shumë ndalime por, në fund nuk u provua fajsia e tyre në krim./abcnews.al