Detaje nga vrasja e Mario Majollarit në Kinostudio

schedule12:15 - 12 Prill, 2018

schedule 12:15 - 12 Prill, 2018

Pas vrasjes së Mario Majollari në zonën e Kinostudios të martën në mbrëmjen, ABC News ka mësuar nga grupi hetimor se në momentin e ekzekutimit të 28-vjeçarit ka qenë vetëm një person.

Sipas të dhënëve paraprake, ekzekutori u largua në këmbë drejt rrugës “Aleksandër Moisiu” në drejtim të Tufinës. Dyshohet se vrasësin e priste një automjet ngjyrë gri, duke u larguar me shpejtësi nga sekana e krimit.

Ndërkohë, policia thotë zyrtarisht se automjeti i djegur në Fushë-Krujë që u gjet ditën e djeshme nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas uniformave blu, mjeti tip Mercedes Benz mund të jetë përdorur nga organizatorët e vrasjes si karrem për të devijuar hetimet. Mario Majollari ishte duke shkuar në banesën e tij kur u qëllua kartër herë nga afër, duke mbetur i vdekur në vend. I ndjeri nuk kishe mund të fitonte statusin e azilantit në Shtetin Suedes dhe ishte kthyer disa kohë më parë në vendin tonë.

Për vrasjen e 28 vjeçarit policia ka akuzuar e shpallur në këkrim autorin e dyshuar Petrit Gjuzin. Ky i fundit kishte ndryshuar emrin nga Petrit në Kastriot, ndërsa familjarët e tij dhanë dëshmitë e tyre në polici.

Ata kanë thënë se kontaktin e fundit me të e kanë pasur mesditën e së martës dhe më pas nuk e kanë parë. Ai nuk është kthyer në mbrëmje si zakonisht dhe kjo i ka bërë ata të shqetesohen. Pavarësisht këtij fakti, familjarët e Gjuzit mohojnë që Kastrioti të jetë autor i vrasjes së Mario Majollarit, pasi sipas tyre ai nuk e ka hapur në familje temën për vrasjen e vëllait të tij, Ilir Gjuzi. Ky i fundit u ekzekutua bashkë me Armando Nelajn në vitin 2000 nga babai i Mario Majollarit, i cili aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!