36-vjecari i cili mbeti i plagosur mbremjen e sotme ne zonen e Fllakes ne Durres ka mohuar te kete konflikte te hapura me persona te tjere, ndersa deklaron para hetuesve se nuk e njihte personin qe e qelloi.
“Isha duke ardhur nga Fllaka per ne Durres. Ne nje moment mu afrua nje makine Ford i bardhe me portobagazh. Ne ecje e siper me erdhi paralel dhe me qelloi tri here me pistolete. Mua me kapi nje plumb ne brinje. Fillimisht nuk e kultova pasi trupi ishte i ngrohte. Me pas me nisi dhimbja. U tremba dhe me shpejtesi erdha ne komisariat. Makina me ndoqi disa metra dhe me pas ndaloi. Nuk e njihja personin qe me qelloi. Une nuk kam konflikte te kalura me persona te tjere. Ndoshta me kane ngaterruar me ndonje person tjeter“,-ka deklaruar Gorgea per hetuesit, te cilet po i thellojne hetimet pasi deklarate e 36-vjecarit nuk i ka bindur.
Gorgea kerkoi ndihme ne komisariatin e policise, teksa u tha efektiveve se e kishin plagosur. Kane qene efektivet e policise te cilet e kane shoqeruar ne urgjence ku iu nenshtrua edhe nderhyrjes kirurgjikale. Gorgea ndodhet jashte rrezikut per jeten. Sipas bluzave te bardha 36-vjecari kishte marre nje plumb ne brinjen e djathte. / abcnews.al