Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Detaje nga pengmarrja në Selenicë, autori lidhi burrin dhe gruan me litarë dhe ngacmoi seksualisht vajzat e mitura

schedule12:40 - 17 Korrik, 2022

schedule 12:40 - 17 Korrik, 2022

Detaje të reja janë bërë të ditura në lidhje me pengmarrjen që ndodhi ditën e djeshme në Brataj të Selenicës.

Lexo edhe: Mbajti peng anëtarët e një familjeje në Selenicë dhe u vodhi para, arrestohet autori, figurë e njohur për policinë

38-vjeçari Vitrin Çobaj  mbajti peng për rreth katër orë anëtarët e një familjeje.



Pasi hyri në banesën e stetasit F. F., 47 vjeç, i cili ishte invalid, autori lidhi me litarë pronarin e shtëpisë dhe bashkëshorten e tij dhe i izoloi në një dhomë me fëmijët e mitur.

Ai gjithashtu dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzat e mitura të familjes dhe ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh.

“Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 16.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj, ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y. F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. F., 47 vjeç (invalid) dhe 6 fëmijë të mitur. Nën kërcënimin e një arme dyshohet se 38-vjeçari ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur. Gjatë kohës që ky shtetas ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen Y. F. dhe tre vajzat e saj të mitura, si dhe u ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia për ngjarjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!