Detaje nga aksidenti tragjik me 11 të vdekur në Turqi, dyshohet se shoferin e kishte zënë gjumi

schedule12:21 - 9 Gusht, 2024

schedule 12:21 - 9 Gusht, 2024

Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve si pasojë e aksidentit tragjik mëngjesin e kësaj të premteje në provincën Polatli, pranë Ankarasë në Turqi, ndërsa 26 kanë mbetur të plagosur.

Një autobus pasagjerësh, i cili po vinte nga Izmiri doli nga rruga duke u përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe më pas me kolonat e një ure mbikalimi.

Dhjetëra zjarrfikës ndërhynë për nxjerrjen e të gjithë  pasagjerëve nga autobusi dhe më pas autoambulancat transportuan personat e plagosur drejt spitaleve të zonës.

Guvernatori i Ankarasë deklaroi se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë përgjumja e shoferit. Ministri i Drejtësisë njoftoi se ka nisur një hetim gjyqësor me tre prokurorë të cilët po hetojnë mbi shkaqet e aksidentin.

Në provincën Polatli,  korsia e rrugës ku ndodhi aksidenti u mbyll për qarkullim përkohësisht.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!