VLORË- Detaje të reja mësohen për aksionin e sotëtëm të Policisë në Vlorë, e cila arrestoi një 27-vjeçar nga Fieri. Ky i fundit me makinën e tij ishte nisur drejt Vlorës për t’u konflikuar me familjarët e bashkëshortes së tij.
Por, bazuar në infomacione, lëvizjet e të riut janë mbajtur nën vëzhgim të rreptë nga blutë e Vlorës, të cilët kanë ndërhyrë në kohë duke i vënë prangat. ABC News mëson se bashkëshortja e 27-vjeçarit ishte larguar nga banesa pasi çifti kishte konflikte.
“U arrestua 27-vjeçari, Arbër Ymeraj, që udhëtonte nga Fieri drejt Vlorës për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes. Kjo e fundit ishte larguar nga banesa dhe jetonte te prindërit e saj. Çifti ka pasur konflikte të vijueshme dhe kjo ka sjellë largimin e saj drejt shtëpisë së familjarëve. Kjo nuk është pritur mirë nga 27-vjeçari. Policia e ka pasur në vëzhgim dhe në momentin kur ka hyrë në autostradë e ka ndaluar duke i gjetur pistoletën dhe kokainë.Policia e ka pasur nën vëzhgimi prej momentin kur është nisur nga qytetit të Fierit”, raporton gazetari Elton Nika.
Gjatë kontrollit në mjetin e të riut Policia gjeti një armë zjarri dhe një sasi kokaine./n.m.abcnews.al